Broja në limitet e projektit të Chelseat, klubi gjen sulmues

Chelsea po kërkon të nënshkruajë me një sulmues në afatin e merkatos së dimrit dhe tashmë ka identifikuar lojtarin ideal. Sipas “The Guardian”, një alternativë është sulmuesi i Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres. 25-vjeçari ka shënuar 14 gola dhe 5 asiste në 17 paraqitje në të gjitha ndeshjet deri më tani duke u bërë emër i preferuar i klubit londinez. Suedezi iu bashkua Sportingut këtë verë për 24 milionë euro. Nuk është e qartë se sa do të kërkojë ekipi portugez për Gyokeres, por për të nuk do të këtë një çmim të lirë. Sulmuesi nordik e njeh Anglinë pasi ka luajtur për Brighton. Ai kaloi tre vjet me ‘Pulëbardhat’, duke bërë vetëm tetë paraqitje ndërmjet huazimeve të ndryshme.

sfidanti.al