Sylvinho nuk ka marrë asnjë vendim për të vazhuar ose jo me Kombëtaren Shqiptare, të paktën momentalisht edhe pse këtë e cilëson si një formalitet. Në një intervistë për “News 24”, trajneri i Shqipërisë bëri me dije se nuk është ende në bisedime me FSHF për këtë çështje, ndërsa pak ditë më parë për “RTSH” theksoi se është gati të formosë nëse kontrata e re i propozohet.
“Nuk kam firmosur asgjë, por sinqerisht nuk jam i shqetësuar. Aktualisht kemi kontratë deri në përfundim të Evropianit. Së bashku me stafin këto ditë jemi marrë kryesisht me shortin, ndërsa 10 muajt e fundit kemi punuar intensivisht. Ne duhet të shfrytëzojmë këto 6 muaj për të rikuperuar forcat duke nisur nga janari për të punuar fort për të bërë diçka më shumë, kështu që për gjërat e tjera nuk jam i shqetësuar për asgjë. Sigurisht, ndihem shumë mirë këtu. Jemi duke bërë një punë të mirë, e dimë që kemi edhe besimin e futbollistëve, një raport të mirë me federatën, me gjithë njerëzit, jetojmë këtu në Tiranë, kështu që nuk kemi asnjë problem”.
sfidanti.al