Tirana rrezikon të humbasë bomberin Hasani

Janari mund të jetë muaji kur Tirana dhe Florent Hasani mund të ndajnë përfundimisht rrugët pasi në adresë të sulmuesit më produktiv të bardhebluve kanë mbërritur disa oferta interesante. Ai e ka konfirmuar se për të ka oferta në tavolinë dhe gjithçka do të zgjidhet mes tij dhe presidentit Refik Halili. Golashënuesi më i mirë i Superiores sezonin e shkuar dhe lojtari më me peshë për Tiranën këtë sezon po shpreson të transferohet jashtë Shqipërisë dhe Tirana është duke pritur ofertën më të mirë zyrtare nga klube të ndryshme për të vendosur për të ardhmen. “Kam pasur disa kontakte. Kanë ardhur oferta në klub dhe tek unë. Kam thënë dhe do të them që gjithçka do ta zgjidh me presidentin”, thekson bomberi në një intervistë për gazetën “Panorama” duke dhënë sinjale lamtumire.

sfidanti.al