Sylvinho uron shqiptarët për Krishtlindje

Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes nuk mund të mungonte një urim special për të gjithë shqiptarët nga Brazili. Me anë të një video, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo ka uruar festën. “Përshëndetje të gjithëve, ju uroj Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri! Uroj më të mirat për të gjithë ju”, thotë tekniku brazilian. Ky urim vjen në një moment shumë të mirë për të, si në aspektin indivual të karrierës, ashtu edhe për Kombëtaren shqiptare, që arriti të siguronte kualifikimin në EURO 2024.

sfidanti.al