Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen e dyfishtë ndaj Gjermanisë, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës A të Ligës së Kombeve. Ftesa e parë për Matteo Ruggerin e Atalantës dhe për Cesare Casadei të Torinos. Rikthehet Matteo Politano pas një viti e gjysmëm bashkë me Mattia Zaccagni.

