Spalletti: Nuk po luhen shumë ndeshje

Ndryshe nga çfarë mendon për kalendarin e ngjeshur të futbollistëve bota e futbollit, Luçiano Spaleti ka një opinion të vetin mbi këtë çështje. “Për mua nuk po luhen shumë ndeshje, mendoj se skuadrat duhet që të përgatiten më shumë për të përballuar këtë program të ngjeshur. Mendoj se duhet që të ketë minuta edhe për të rinjtë. Mendoj se nuk duhet që të flasim për titullarë dhe zëvendësues kur një ekip humb”, tha komisari teknik i Italisë gjatë konferencës për shtyp. Ndeshja e radhës e Iitalisë në Nations League është ajo kundër Belgjikës.

sfidanti.al