Belgjika humbet pjesët para Nations League

Për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Italisë (10 tetor) dhe Francës (14 tetor), Belgjika me siguri do të duhet të bëjë pa Kevin De Bruyne dhe Romelu Lukaku, por në orët e fundit mediat mësojnë se edhe një futbollist tjetër nuk do të jetë në dispozicion. Bëhet fjalë për Amadou Onana, i cili do e ketë të pamundur që të kontribuojë për “Djallin” për shkak të një dëmtimi. Mesfushori, deri më tani, numëron 20 ndeshje për kombëtaren, ndërsa ka luajtur edhe për ekipet zinxhirë. Për trajnerin e Belgjikës, Tedesco mungesa e Onanas është mjaft e rëndësishme, pasi e shikonte lojtarin si  titullar për takimet e muajit tetor.

sfidanti.al