Tifozët e Juventusit dalin menjëherë kundër Spaletit

Emri i Luçiano Spaletit ka ndarë në dysh opinionin bardhezi. Një pjesë e tifozëve të Juventusit e kundërshtojnë me forcë ardhjen e ish-trajnerit të Napolit, duke e konsideruar “shumë të lidhur me qytetin napoletan”. Në rrjetet sociale qarkullojnë komente ironike për tatuazhin e tij trikolor, simbol i triumfit me Napolin, që për shumë vetë përfaqëson një “plagë” të pashlyer sportive. Po ashtu, kujtohen fjalët e dashurisë që Spaleti i ka drejtuar dikur Napolit dhe qytetit të tij. Megjithatë, drejtuesit e Juves kërkojnë të shohin përpara: për ta, rëndësi ka vetëm projekti teknik dhe aftësia për të rikthyer skuadrën në majat e futbollit italian. Fitoret, si gjithmonë, mund të shërojnë çdo plagë.

sfidanti.al