Në një intervistë për “La Repubblica”, ish-komisari teknik i Italisë, Luciano Spalletti, i është rikthyer edhe një herë argumentit delikat në lidhje me detyrën e tij të fundit.
“Mendimet për Italinë nuk ikin kurrë, më kushtëzojnë në gjithçka, më kanë hequr gjumin. Kur më propozuan postin e komisarit teknik kalova dy netë pa gjjumë. Plaga do të jetë e dhimbshme edhe nëse do të ketë kaluar shumë kohë”, rrëfen Spalletti, i cili u detyrua të largohej nga pozicioni i komisarit teknik pas rrezultateve të dobta të Italisë në grupin e saj eliminator të vlefshëm për Botërorin e 2026-ës.
sfidanti.al