Pas transferimit të kamerunasit Andre Onana te Mançester Junajtid dhe pas largimit të sllovenit, Samir Handanoviç, tashmë një tjetër “gardian” është larguar nga “zikaltërit” e Inter, duke i lënë këta të fundit pas asnjë portier cilësor. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin rumun, Jonut Radu, i cili ka kaluar nga “gjarpërinjt” e Milanos, drejt “qershive” të Bornmuth
Hojlund do Junajtid, PSG në “disavantazh” për “bomberin” danez
Pavarësisht se “djajtë e kuq” të Mançester Junajtid janë prej kohësh në negociatat me “bergamaskët” e Atalantas, për shërbimet e “bomberit” danez, Rasmus Hojlund, kjo gjë nuk i ka ndaluar “gjigandët” francezë të PSG, të hynë në “garë” për sulmuesin. Kampionët e Ligue 1 kanë ofruar plot 50 milionë euro për 20-vjeçarin dhe nuk kanë
E “refuzuan” Milan e Lazio, “ylli” japonez i vetëofrohet “zikaltërve”
Pavarësisht refuzimeve nga Milan e Lazio, “katalizatori” japonez i mesfushës, Daiçi Kamada ka ende sërish një mundësi për të kaluar në Serie A, sezonin e ardhshëm dhe kjo “mundësi” mban ngjyrat “zikaltër”. Shërbimet e mesfushorit japonez i janë ofruar anës tjetër të Milanos, Interit, teksa kujtojmë se prej 30 qershorit Kamada është një lojtarë i
Inter pranë akordit me “bavarezët”, 4 milionë euro mjaftojnë për Somer
Negociatat vazhdojnë prej disa javësh, por duket se akordi është arritur. Bëhet fjalë për portierin e “bavarezëve” të Bajern Mynih, Jan Somer, i cili prej kohësh tashmë është në radarët e “zikaltërve” të Inter dhe së shpejti mund të veshë fanellën e këtyre të fundit. Klubi italian duket se ka gjetur akordin me “baverezët” e
Gjithçka zyrtare, Çukueze firmos me “djajtë” e Milanos
Tashmë gjithçka është zyrtare, “fantazisti” nigerian, Samuel Çukueze është forca më e re në sulmin e “kuqezinjve” të Milan, teksa pas arritjes së marrëveshjes me “nëndetëset e verdha” të Vijareal, 24-vjeçari ka nënshkruar ditën e sotme kontratën me klubin e tij të ri. “Fantazisti” i repartit ofensiv ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, me “djajtë” e
Ekipi i ri, por jo kampionat, Berisha në “radarët” e italianëve
Me “gardianin” e Kombëtares shqiptare, Ertrit Berisha në prag largimi nga “demat” italianë të Torinos, tashmë 34-vjeçari ka filluar të mendojë për “aventurën” e tij të re, e cila mesa duket do të jetë sërish në elitën e futbollit italian. Për shërbimet e ish-“shtatlartit” të Lacios e Atalantës interesohen të sapo ngjiturit në Serinë A,
Merkato e “çmendur” e Al-Hilal, pas Mbape kërkohet Osimen
Bordi drejtues i arabëve të Al-Hilal, duket se është “çmendur” këtë verë, teksa vetëm 2 ditë pasi ishin të gatshëm të shpenzon plot 1 miliardë euro në total për “yllin” e PSG, Kiljan Mbape, tashmë janë vënë pas një tjetër “ylli” të momentit. Bëhet fjalë për “bomberin” nigerian të Napolit, Viktor Osimen dhe mesa duket
Lëvizje surprizë, Shezni në “radarët” e Bajern Mynih
E papritur, por e vërtetë. “Bardhezinjtë” e Juventus janë duke kaluar një moment të vështirë këtë merkato vere, teksa ende nuk i kanë idetë e qarta se kë lojtar duhet të largojnë e të afrojnë, mirëpo ndër të larguar mund të jetë dhe “gardiani” polak i portës, Vojshek Shezni. Sipas raportimeve më të fundit nga
“Zikaltërit” e Inter i “dhurojnë” Lautaros shiritin e kapitenit
Përveç “boshllëkut” në portën “zikaltër”, largimi i portierit Samir Handanoviç e më pas mesfushorit Marselo Brozoviç lanë skuadrën e Inter pa një kapiten për sezonin e ri, mirëpo duket se tashmë klubi e ka bërë zgjidhjen e tij dhe ditën e sotme e ka prezantuar me tifozët. Si “lider” në fushën e blertë, klubi ka
Talenti argjentinas nënshkruan me klubin më të vjetër në Itali
Italianët e Xhenoas kanë kaluar shumë “legjenda” të sulmit argjentinas në radhët e tyre, si Hernan Krespo e Diego Milito dhe tani mesa duket do t’i bashkohet dhe një tjetër “bomber” i ri, i cli kërkohej nga jo pak klube në Evropë. Bëhet fjalë për sulmuesin italo-argjentinas të Boka Xhuniors, Mateo Retegui, i cili që

