“Djali i shtëpisë” ishte gati për t’u larguar nga “foleja”, por përfundimisht ndërroi mendje dhe qendroi. Marko Asensio, ashtu si edhe Lukas Vaskez, janë dy nga produktet e fundit të Akademisë së Realit, “La Fabrika” siç quhet, dhe këto kohë kishin luajtur një rol periferik, por herë pas here e tregojnë se çfarë talenti kanë.
