E pagëzuan “Kaka gjerman” , Milani i ka përzemër talentet brazilianë..

“Gazzette dello Sport” shkruan se futbollisti gjerman Florian Nojhaus do të vijë së shpejti në “San Siro”. Ky mesfushor 22-vjeçar që luan me Borusian e Mynshengladbahut, me lojën e tij mjaft të mirë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdhenj, ndërkohë që shumëkush e konsideron atë si trashëgimtar të Lotar Mateuzit.

Gazeta e njohur e mësipërme e quan atë si Kaka gjerman, pasi me stilin e lojës së tij Nojhausi të kujton futbollistin e famshëm brazilian, por sidoqoftë ende nuk dihet se kur ai do të bashkohet me klubin rosoner, këtë verë apo atë të ardhshme.

Sezonin e kaluar, Nojhausi luajti në 32 ndeshje në Bundesligë me Mynshengladbahun, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë nëntë asistenca goli.

Nojhausi la një përshtypje mjaft të mirë në kampionatin evropian U21 që u zhvillua kohët e fundit, gjë që shërbeu si një motivim suplementar për Milanin që ta marrë atë në radhë e veta. Politika e Milanit gjatë këtyre viteve të fundit është orientuar drejt futbollsitëve të rinj me potencial të madh.

Sfidanti.al