Pjesëtarët e përfaqësueseve të Venezuelës dhe të Bregut të Fildishtë që bëjnë pjesë në grupin A të kampionatit botëror që do të zhvillohet gjatë dy javëve të para të këtij shtatori në Kinë, po zhvillojnë grevë, duke kërkuar pagesat e prapambetura.
Në fakt, të dy përfaqësueset po stërvitën, por me kapacitet të vogël, duke kërkuar reagim të shpejtë dhe marrëveshje përkatëse nga federatat e tyre të basketbollit.
Basketbollistët e Bregut të Fildishtë kërkojnë që atyre t’u paguhen premiot e premtuara, si edhe pagesat e prapambetura nga e kaluara.
Venezuela ka probleme edhe më të mëdha, ndërkohë që basketbollistëve të saj nuk u janë dhënë as paratë e hoteliit, as nuk u janë paguar premiot, madje as sigurimi shëndetësor. Po ashtu, rezervat e veta ka edhe trajneri Fernando Duri.
Sfidanti.al