Sigurisht që në Ligën e 1-rë e franceze ka më shumë futbollistë francezë, por që Franca të ketë më shumë lojtarë që luajnë në katër ligat më të forta të Evropës, këtë gjë pakkush e di.
Në Spanjë, Gjermani, Angli dhe Itali sezonin e ardhshëm do të luajnë 100 futbollistë francezë. Ky është një progres i madh, nëse kihet parasysh se vetëm para shtatë vitesh ky numër ishte 55.
Një rritje e madhe është konstatuar sidomos në Bundesligë, ku nga tetë futbollistë që luanin atje më 2015, tani do të jenë 27.
Më shumë lojtarë francezë do të ketë në Premier Ligë – 32, ndërkohë që në Serinë A ky numër do të jetë 21 dhe në La Liga – 20.
Mbas Francës vjen Brazili, 97 lojtarë të të cilit luajnë në katër ligat më të forta evropiane, i pasuar nga Argjentina me 68 futbollistë.