Trajnerit Spalletti i përfundojnë bonuset te Juventusi

Humbje e pashpjegueshme me Sassuolo-n. Carnevali: Nuk jam nga ata që ndërrojnë trajnerë, por … Klubi kërkon kthesën e menjëhershme. Humbja e fundit në kampionat ka lënë një shije shumë të hidhur në skuadrën bardhezi. Kundër Sassuolo-s u pa versioni më i shëmtuar i Juventus-it dhe në Continassa mërzitja është shumë e madhe pas asaj ndeshjeje pa entuziazëm.

Mungesat në mesfushë patjetër që ndikojnë, por ata që njollosën skuadrën ndaj Sassuolo-s janë besnikët e trajnerit Spalletti, apo ata që duhej të gabonin më pak individualisht, sepse janë më ekspertë se të tjerët. Trajneri toskan ka marrë përgjegjësitë dhe në të njëjtën kohë nuk e ka fshehur pakënaqësinë për disa gabime të papritura. Fjala është për lojtarë si Bremer, që stonoi në ndeshjen e parë si kapiten, Kalulu dy marshe më pak, apo edhe Lucumi. Kolo Muani nuk jep sinjale, Woltemade i jep, por jo në drejtimin e kërkuar. Klubi pret diçka tjetër nga trajneri që në prill rinovoi kontratën deri në 2028-ën. Llogaritë e Spalletti-t janë me të kuqe, mesatarja e pikëve nga nëntori i kaluar është e ulët, më e ulët se kolegët Chivu, Fabregas, Gasperini. “Nuk jam nga ata që ndërrojnë trajnerë, por humbja e Reggio Emilia-s duhet të jetë një mësim”, – tha drejtori i përgjithshëm bardhezi, Giovanni Carnevali.

Kjo deklaratë do të thotë se ai nuk është i rrezikuar tani për tani, por do të rrezikonte shumë, nëse nuk fshin shpejt konfuzionin dhe mënyrën e të menduarit të lojtarëve të tij. Në kampin bardhezi ndërkohë rritet “partia” e atyre që ëndërrojnë rikthimin e Antonio Conte-s, aktualisht i lirë. Spalletti është në provim, bonuset për të kanë përfunduar me humbjen në Reggio Emilia.