Një kampion i vjetër për Serinë A: Hierarkia, Juve, Napoli, Inter!

Roberto Mançini vërtet është në moshë tjetër dhe në detyrë tjetër, por Serinë A padyshim që e njeh shumë mirë. Për më tepër, i duhet që ta “zotërojë në majë të gishtave” si trajner i Italisë, me të cilën duhet të fitojë Europianin verën e ardhshme, ndërsa “La Gazeta delo Sport” i bën një intervistë të gjatë. Ish-sulmuesi i Sampdorias, kampion i Italisë në 1991, nuk ka dyshime për hierarkinë e Serisë A këtë sezon.

“Juventusi është skuadra më e fortë në mënyrë absolute, – tha ai, – të mos harrojmë se ka 8 vjet që fiton titullin, dhe këtë verë u përforcua përsëri. Interi gjithashtu u forcua, por edhe Juvja nuk ndenji në vend”. Gjithsesi, Manço vendos një rival në mes të dy rivalëve, Napolin. “Napolitanët kanë lojtarë që luajnë prej vitesh bashkë, ndërsa Interi ka ndryshuar 4-5 emra të rëndësishëm, – analizon trajneri i kaltër, – kjo ndikon, edhe pse është e pamundur të bësh parashikim të saktë që tani”.

Sfidanti.al