Kanë nisur gjysmëfinalet e “play-off”-it në NBA, duke dhuruar menjëherë emocione dhe rezultate të forta. Në Konferencën e Lindjes, New York Knicks treguan forcën e tyre duke shkatërruar Philadelphia 76ers me rezultatin e thellë 137-98 në parketin e tyre. Sfida ishte praktikisht pa rivalitet, me vendasit që morën kontrollin që në fillim dhe nuk e

