Bye, Bye New York! Carmelo Anthony kalon te Oklahoma

Carmelo Anthony  lë New Yorkun për t’u transferuar te Oklahoma City Thunder. Sipas ESPN, tashmë ky transferim është fakt i kryer dhe shumë shpejt do të bëhet zyrtarizimi. Carmelo Anthony ishte një ndër emrat më të përfolur në merkaton e NBA. Basketbollisti i kishte ndërprerë të gjitha raportet me skuadrën e Knicks dhe disa ekipe ishin vënë në ndjekje të tij mes të cilëve Houston Rockets. Por në fund garën e fitoi Oklahoma City Thunder. Tek Oklahoma Anthony pritet të formojë një tjetër Treshe të Madhe së bashku me Russell Westbrook dhe Paul George. Në krahun tjetër skuadra e Thunder shton rrezikshmërinë në lojën sulmuese. Tani ajo që mbetet për t’u kuptuar është sesi do të jetë ‘bashkëjetesa’ mes tij dhe Westbrook  e George. Oklahoma do të nisë përgatitjet të martën dhe Anthony pritet të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit Donovan.

Sfidanti.al