Football Leaks zbulon pagën e Neymar, 100 mijë Euro në ditë nga PSG

Revista e përjavshme ‘Der Spiegel’ nëpërmjet ‘Football leaks’ vazhdon të publikojë të dhenat e pazbuluara të kontratave të lojtarëve dhe këtë radhë I takoi brazilianit Neymar. 100 mijë Euro në ditë është shifra që sulmuesi 25 vjecar përfiton nga kontrata e nënshkruar me transalpinët. Duke marrë parasysh edhe bonuset e  ndryshme për të cuuar shifrën e pagesës së lojtarit në 30 milionë Euro, shifër për të cilën u fol në momentin që u bë e ditur kalimi i tij te Paris Saint Germain. Janë shifra këto që nuk janë shumë larg nga ato që ai përfitonte ne Spanjë. Sipas Der Spiegel, Neymar përfitonte te Barcelona deri në 54 milionë Euro së bashku me bonuset e shpërblimet e ndryshme, 8.5 milionë më shumë se Messi, gati dyfishin e asaj që përfiton Luis Suarez .

Sfidanti.al