Pas NBA e NFL, rebelimi kundër presidentit të SHBA, Donald Trump kaloi në fushën e baseballit. Bruce Maxwell, debutuesi i skuadrës kaliforniane Oakland u bë i pari lojtar i baseballit që vendosi të aplikojë formën e famshme të protestës kundër racizmit duke u ulur në gjunjë në momentin e ekzekutimit të himnit. ‘Dëgjova që ishte gjëja e duhur për t’u bërë-deklaroi Maxwell që gjeti solidaritetin e shokëve të tij të skuadrës.
Për t’u theksuar është që Mark Canha , vendosi dorën e djathtë në shpatullat e djaloshit Maxwell dhe në fund të ekzekutimit të himnit të dy lojtarët u përqafuan. ‘Cdo ind i trupit më thoshte se Bruce kishte nevojë për një vëlla sot-u shpreh Canha.
Prej kohësh basketbollistët e NBA të kalibrit Stephen Curry, LeBron James e Kobe Bryant kanë nisur prej kohësh kontestimet e tyre ndaj Trump, madje Curry arriti deri aty sa të refuzojë ftesën e kreut të Shtëpisë së Bardhë, me Trump që anuloi vizitën e Golden State duke thyer kështu një traditë shekullore amerikane.
Sfidanti.al