New York Knicks kampionë të NBA-së pas 53 vitesh

Pritja e gjatë mori fund. New York Knicks janë shpallur kampionë të NBA-së për herë të parë që nga viti 1973, duke rikthyer lavdinë në “Madison Square Garden” pas plot 53 vitesh.

Skuadra nga Nju Jorku realizoi një nga ecuritë më mbresëlënëse të viteve të fundit në fazën play-off, duke dominuar kundërshtarët nga fillimi deri në fund. Knicks fituan serinë finale me rezultatin 4-0, duke triumfuar në të gjitha ndeshjet e vendosura në momentet vendimtare të fundit.

Rruga drejt titullit ishte pothuajse perfekte. Ata nuk luajtën asnjë ndeshje eliminatore dhe e mbyllën play-off-in me një rekord dominues 16 fitore dhe vetëm 3 humbje. Gjatë rrugëtimit, regjistruan 13 fitore radhazi, përfshirë dy “sweep” në gjysmëfinalet e Konferencës dhe finalen e Konferencës, ndërsa në finalet e NBA-së mbërritën me një diferencë totale pikësh prej +271, një nga më të lartat në histori.

Një nga momentet më spektakolare të këtij rrugëtimi ishte përmbysja e dy disavantazheve prej më shumë se 20 pikësh në periodën e katërt, përfshirë rikthimin epik në Ndeshjen 4 kundër San Antonio Spurs.

Me karakter, rezistencë dhe një mentalitet fitues të jashtëzakonshëm, këta New York Knicks hynë në histori si një nga skuadrat më të forta dhe ikonike të epokës moderne. Për tifozët e tyre, pritja 53-vjeçare më në fund ia vlejti.