Brazili dhe Maroku e nisën Kupën e Botës me një barazim 1-1 në ndeshjen e Grupit C. Marokenët kaluan në avantazh në minutën e 21-të, kur Ismael Saibari finalizoi një kundërsulm të shpejtë pas asistit të Brahim Diaz.
Reagimi i Brazilit erdhi në minutën e 32-të, me Vinicius Junior që barazoi shifrat me një goditje të saktë nga krahu i majtë. Në pjesën e parë të dyja skuadrat krijuan raste të tjera për gol, por rezultati mbeti i pandryshuar.

