Media braziliane shkruan se Nejmari është i vendosur që të largohet me çdo kusht nga klubi kampion francez. Sipas saj, Nejmari në një bisedë me presidentin e PSZH-së, Naser Al-Kelaifi, i ka thënë këtij të fundit se nuk ka në plan që të kthehet në Francë dhe do të largohet me çdo kusht që andej.
