Nejmar kthehet në shtëpi; Barcelona e pret krahëhapur

Ditët e fundit janë intensive për Nejmar; jo vetëm për problemet e tij me drejtësinë, por edhe për mundësinë e rikthimit të tij te Barcelona. Paris Sën Zhermeni nëpërmjet presidentit të tij Naser Al Kelaifi e ka nxjerrë praktikisht në merkato Nejmarin madje duket se e ka kthyer në Spanjë.
Mediat braziliane dhe ato spanjolle, më kontretisht ato katalanase flasin për avancim në bisedimet mes Barcelonës

dhe Paris Sën Zhermenit, madje duke publikuar edhe shifrat e tratativave.
Mësohet se kampionët e Spanjës nuk ka ndërmend ta shesin lirë Nejmarin, ndërkohë që Barcelona duket se ka ofruar 100 milionë Euro dhe kartonin e 2-3 futbollistëve të tjerë ku të preferuarit janë Rakitic, Dembele dhe Umtiti
Me pak fjalë, pas 2 vitesh me shumë ulje-ngritje, aventura e Nejmar në Paris është duke u mbyllur. Ishin të shumta

dëmtimet që e shoqëruan, ndërkohë që edhe triumfet nuk ishin ato që priteshin. Vlen të theksohet dështimi 2 herë në tentativën për të fituar Ligën e Kampioneve. Të gjithë e bekojnë kthimin e Nejmar te Barcelona dhe këtu përfshihet edhe trajneri i Braziluit Tite i cili ka deklaruar: ‘Nejmar duhet të shkojë atje ku ndihej e lumtur’. Pra, e famshmja MSN është gati të riformohet.

sfidanti.al