E marta nis me një lajm të bujshëm në të gjithë median sportive. Ish presidenti i UEFA është ndaluar nga policia në Nanter për hetimet që po kryhen në lidhje me korrupsionin në caktimin e Katarit për organizimin e Kupës së Botës të vitit 2022. sipas Mediapart, Platini që e konsideron veten të pafajshëm, u dërgua në Zyrën antikorrupsion të Policisë gjyqësore për t’iu nënshtruar një marrje në pyetje
‘Platini nuk ka asgjë për të cilën duhet të ndjejë turp dhe këmbëngul që nuk është në dijeni të kësaj historie-deklaruan konsulentët e ish kreut të UEFA-nuk ishte një arrestim, por marrje në pyetje në cilësinë e dëshmitarit’
Gjithcka nisi në 3 dhjetor të 2010 kur FIFA i dha të drejtën Katarit që të organizojë Botërorin e 2022, një vendim që u shoqërua me një skandal të zbuluar nga media britanike. Hetimet dhe denoncimet e kryera sollën arrestime të shumta që tronditën futbollin botëror si dhe ndryshime në postet drejtuese të FIFA ku si president u zgjodh Xhani Infantino.
Në të gjithë këtë histori edhe Platini u përfshi në mënyrë indirekte me akuzën se kishte marrë nga Blater pagesa të paligjshme për konsulenca të kryera në periudhën 1999-2002 për 2 milionë franga zvicerane, për këtë Platini u dënua me 8 vjet skualifikim, dënim që më pas u reduktua në 4 vjet dhe që do të përfundojë në muajin tetor dhe që detyroi Platininë që të largohet nga posti i tij si president i UEFA në 2015, i zëvendësuar nga Ceferin.
Hetimet për Botërorin 2022 nisi në 2016 nga Prokuroria franceze me akuzën për korrupsion aktiv e pasiv të personit që nuk kryen funksion publik. Në qendër të hetimeve ishte një drekë në Elize mes presidentit të asaj koheNikolas Sarkozi, Platinisë, emirit aktual të Katarit Al Thani dhe sheikut Hamad Bin Jasem dhjetë ditë përpara caktimit të Katarit për Botërorin 2022. Në këtë drekë ishin të pranishëm edhe Sofi Dion,, këshilltare e Sarkozisë për sportin dhe Klod Geon ish sekretari i përgjithshëm i Elize, edhe këta dy të fundit u ndaluan nga Zyra Antikorrupsion e Policisë gjyqësore
Platini ishte pyetur edhe më parë në cilësinë e dëshmitarit në dhjetor të 2017 duke treguar sesi kishte votuar për Katarin. ‘E dija që do të votoja për Katarin përpara drekës, kisha shkuar vetëm për t’ia referuar Sarkozisë-ishin fjalët e Platinisë për Le Monde-kështu që i telefonova Blaterit për t’i treguar për këtë takim’.
Ndërkaq ka reaguar edhe FIFA në lidhje me këtë ngjarje të cilën e përkufizoi shqetësuese. ‘Jemi në dijeni të fakteve, por nuk njohim detajet e hetimit në Francë-theksohet në një komunikatë të FIFA-vëmë edhe njëherë në dukje se jemi të impenjuar plotësisht në bashkëpunimin me autoritetet e cdo shteti në botë ku po kryhen hetime në lidhje me futbollin’
sfidanti.al