Rrëfimi shokues i Zhardel: Konsumoja drogë në Evropë gjatë verës

Braziliani Mario Zhardel është konsideruar si një prej sulmuesve më të mirë në fund të viteve 90 dhe në fillim të viteve 2000 teksa fitoi Këpucën e Artë në dy raste 1999 dhe 20002. Por ish futbollisti ka befasuar të gjithë me një deklaratë të tij teksa ka pranuar se gjatë karrierës së tij në Evropë ka konsumuar drogë

‘Kur aktivizohesha në klube në Evropë, hyra në botën e drogës për kuriozitet-tregon Zhardel në një intervistë për kanalin Youtube ‘Pilhado’-njoa persona që ma ofruan. Fillova ta konsumoj rregullisht kur isha me pushime në muajt e verës sepse gjatë sezonit duhej të kryeja kontrolle antidoping. Ky është një prej problemeve në futboll; ke shumë para dhe ekzistojnë shumë kurthe, miqësi, tundime dhe kuriozitete’

Zhardel më pas tregon se tashmë nuk konsumon më drogë falë edhe ndihmës së bashkëshortes së tij
‘Jam i cliruar nga këto substanca dhe bashkëshortja ime kishte rolin kryesor në të-vijoi Zhardel-ishte gjithnjë pranë meje edhe në momentet më të thjeshta. Kur shkoja në festa vinte me mua pasi në raste të tilla është e lehtë të biesh sërish pre e tundimit sidomos kur konsumon pije alkolike. Tani dua të krijoj një imazh të mirë tek fëmijët e mirë dhe të bëj punë sociale në mënyrë që të rinjtë të mos bëjnë të njëjtat gabime si unë’.

sfidanti.al