Mancester Junajtid nuk ka ndërmend që të lejojë largimin e Pol Pogbasë pa bërë të gjitha tentativat për ta mbajtur në Old Trafford. Kështu, drejtuesit e Djajve të Kuq kanë vendosur t’i bëjnë mesfushorit francez një ofertë marramendëse për ta bindur atë që të mos shkojë te Reali i Madridit.
Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mail’, Mancester Junajtid i ka ofruar Pol Pogbasë me pagë 30 milionë Euro në sezon në mënyrë që të kthejë mbrapsht Realin e Madridit dhe të rinovojë kontratën, një shifër kjo që është e njëjtë me atë që përfiton edhe Aleksis Sancez i cili në fund duket se do të largohet nga Djajtë e Kuq
Përpara pak ditësh, Pogba tha se për të ky mund të jetë momenti për të kërkuar sfida të reja që u interpretua si një sinjal për Realin e Madridit i cili e kërkon futbollistin për të plotësuar një dëshirë të trajnerit Zinedin Zidan. Mësohet se Los Blancos kanë ofruar për Pogba 100 milionë Euro, një shifër kjo që është refuzuar nga Mancester Junajtid pasi Ed Uduard duket i vendosur që të mos e shesë futbollistin.
sfidanti.al