Milan, pranë akordit me UEFA; nuk do jetë në Europa League

Zërat që flasin për një tentativë mes Milanit dhe UEFA po shkojnë gjithnjë e më shumë drejt konfirmimit. Sipas të përditshmes ‘Corriere Della Sera’, klubi kuqezi është bindur për të hequr dorë nha pjesëmarrja në Europa league që e fitoi në fushën e lojës për të fituar më shumë kohë për të vendosur ekuilibër në bilancin e tij sipas kritereve të vendosura nga Fair Play Financiar.

Dhoma Gjykuese e UEFA ka vendosur të pezullojë gjykimin për Milanin për thyerje të rregullit të Fair Play Financiar për 3 vjecarin 2015-2018 për të pritur edhe vendimin e CAS për cështjen e 3 vjecarit paraardhës. Tani Milani rrezimkon që të ndëshkohet për 3 vjecarin 2014-2017 dhe 2015-208 dhe për këtë arsye kërkon arritjen e një akordi me UEFA në formën e një pakti brenda rregullave; jo pjesëmarrje në Europa League për të pasur më shumë kohë në dispozicion për të pasur bilancin brenda rregullave të Fair Play Financiar.

sfidanti.al