Liverpuli përsëri synon që të sigurojë shërbimet e futbollistit 25-vjeçar, Nabil Fekir, që vitin e kaluar ishte pranë nënshkrimit të kontratës, por “u rrëzua në provim” gjatë kontrolleve mjekësore. Trajneri Jyrgen Klop e do përsëri Fekirin në ekip, ndërkohë që klubi i ‘të kuqve” është gati t’i paguajë Lionit 50 milionë euro për këtë lojtar.
