Reali i Madridit, pasi, sikurse duket, siguroi shërbimet belgut Eden Azar të Çelsit dhe po përpiqet të marrë edhe francezin Pol Pogba të Junajtidit, tani ia ka vënë syrin edhe egjiptianit Mohamed Salah të Liverpulit. Të paktën, kështu thotë gazetari i njohur francez, Filip Karajon, që ka një në emision sportiv në kanalin tv “Kanal Plus” dhe që thotë se Mo Salah ndodhet në “listën e dëshirave” të trajnerit të Realit, Zinedin Zidane.
“Eden Azari nuk është e vetmja dëshirë e Zidanes, kur bëhet fjalë për vijën ofensive. Tanimë kanë nisur kontaktet mes Realit dhe Salahut që më siguri që do të intensifikohen mbas finales së Ligës së Kampioneve”, thotë gazetari i mësipërm.
Vetë Liverpuli nuk do që ta shësë futbollistin e vet më të mirë, por çështje është, nëse vetë Salahu do të insistojë që të transferohet për në “Bernabe”.
“Të kuqtë” e kanë vlerësuar golashënuesin egjiptian 150 milionë euro, ndërsa nuk përjashtohet mundësia se, nëse do të ulen në tryezën e bisedimeve me Realin, ata do të mund të kërkojnë Asension, për të cilin Klopi ka një mendim mjaft të mirë.
Sfidanti.al