Pogba në prag të transferimit? Junajtidi merr një ofertë të majme…

Pol Pogba nuk po luan në ndonjë nivel të lartë, qëkur ka ardhur te Mançester Junajtidi që pati një sezon katastrofik dhe e mbylli Premier Ligën në vendin e 6-të.

Emri i mesfushorit francez, gjatë muajve të fundit, në fakt, është lidhur me Realin e Madridit, por “Tuttosporti” vë në dukje se në adresë të klubit të “Old Traffordit” do të vijë një ofertë e majme jo nga Reali, por nga… Barcelona që, sikurse pretendon mediumi i mësipërm, është gati të paguajë mbi 150 milionë euro për shërbimet e mesfushorit francez.

Që të kenë shumën e duhur për blerjen e Pogbas, “Tuttosporti” thekson se klubi katalonjas, midis të tjerave, është gati të shesë mesfushorin kroat, Ivan Rakitiç, shitja e të cilit në të njëjtën kohë do t’i kriojë hapësirën e lojës Pogbas.

Është bërë e ditur se Junajtidi kërkon për Pogban 170 milionë euro, por ai mund të bjerë dakord edhe për 150 milionë euro.

Sfidanti.al