Rafinja mbyll karrierën, nuk i përmban dot lotët as Riberi

Në fund të këtij sezoni disa lojtarë me emër do të largohen nga Bajerni i Mynihut që do të nënkuptojë edhe fundin e një cikli në klubin bavarez. Arien Robenit dhe Frank Riberisë iu bashkua edhe Rafinja që ka ardhur te Bajerni më 2011 nga Xhenova.

“Çdo ditë kemi qenë bashkë dhe ne e njohim mjaft mirë njeri-tjetrin, me të vërtetë jemi një familje. Miqësia që ne krijuam njeri me tjetrin, është gjëja me e shenjtë. Unë kam kaluar këtu tetë vite të mrekullueshëm dhe kam kujtime shumë të bukura. Kurrora e trefishtë më 2013 është diçka e veçantë, por, sidoqoftë, një ditë gjithçkaje i vjen fundit”, vuri në dukje Rafinja në adresimin e tij emocional para të pranishmëve, ku ishin të gjithë lojtarët e Bajernit, midis të cilëve edhe francezi Frank Riberi që nuk i përmbjati dot lotët.

Sipas informacioneve më të fundit, mbrojtësi brazilian me përvojë do ta vazhdojë karrierën e tij në Brazil, ku, sikurse thuhet, po zhvillon bisedime me Flamengon, ndërkohë që ai është larguar nga vendi i tij më 2005.

Sfidanti.al