Reali i Madridit gjatë verës do të bëjë një “remont” të përgjithshëm të ekipit dhe një nga lojtarët kryesorë që do të bashkohet me klubin “mbretëror”, është belgu Eden Azar që ndodhet edhe në “listën e dëshirave” të trajnerit të ri-të vjetër, Zinedin Zidane.
Por, sikurse shkruan media spanjolle, presidenti Florentino Perez po punon edhe mbas shpinës së Zidanes, duke synuar që të sjellë në “Bernabe” lojtarë që trajneri francez nuk i do, dhe midis tyre është mesfushori i Totenhemit, Kristian Eriksen, që, në fakt, është mjaft i mirë, por nuk ndodhet në “listën e dëshirave” të Zidanes
Sidoqoftë, sikurse vë në dukje media spanjolle, fjalën e fundit e ka Florentino Perez që te Reali është “shkop dhe peshkop”!
Sfidanti.al