Edhe Lebron Xhejmsi e festoi fitoren e Liverpulit

Lebron Xhejmsi, basketbollisti më i mirë në botë që ka tre unaza kampioni në NBA dhe dy medalje të arta olimpike, tani është edhe kampion Evrope në futboll!

Mos mendoni se po gabojmë, po, në futboll, se ai kishte arsye që të gëzohej dhe të festonte. Xhejmsi është aksioner në klubin e “Enfildit”, pasi ai zotëron aksione në “Fenway Sports Group”, një firmë që më 2010 u bë pronare e Liverpulit dhe me të cilën “Mbreti” nisi të bashkëpunoi më 2011, duke u bërë zotërues ekskluziv i të drejtave të tij të marketingut.

Si një biznesmen me mend në kokë, Lebron Xhejmsi atëkohë shfrytëzoi mundësinë dhe për gjashtë milionë euro bleu 2 (dy) për qind të aksioneve të Liverpulit, me të cilin ai, në fakt, ka qenë tifoz prej kohësh.

Sfidanti.al