Mançester Siti doli kampion i Anglisë, Liverpuli – në vend të dytë, ndërkohë që një kategori më poshtë zbritën Hadersfildi, Fullhemi dhe Kardifi.
Po cili është ekipi me më shumë faulle në Premier Ligë? Përgjigja është – Uatfordi, futbollsitët e të cilit në 38 ndeshjet e zhvilluara kanë marrë 77 kartona të verdhë dhe tre të kuq. Mbas Uatfordit vjen Mançester Junajtidi me 73 të verdha dhe katër të kuqe, ndërkohë që Lester Siti ka më pak të verdha, por më shumë të kuqe sesa ekipet e tjerë – pesë.
Ekipi “më i pastër”, pra me më pak futbollistë të dënuar, është Liverpuli – 35 kartona të verdhe dhe dy të kuq.
Sfidanti.al