E mbani mend Dario Silvën? Ish futbollisti tani bën kamarierin

Ish futbollisti uruguajan Dario Silva tregon dramën e jetës së tij. uruguajani që në periudhën 1995-1998 luajti 46 ndeshje me përfaqësuesen e tij në një intervistë për programin ‘Jugones’ në një televizion spanjoll tregon për stë cfarë i ndodhi në vitin 2006. Në atë kohë, ish sulmuesi që sapo e kishte lënë futbollin sepse mësoi se i ati kishte edhe 3 muaj jetë, pësoi një aksident me makinë duke u plagosur shumë rëndë në këmbën e djathtë që detyroi mjekët t’ia prisnin.

Kështu që Dario Silvës, që tashmë është 46 vjec, iu desh të ndryshonte tërësisht jetë duke qenë se agjentët e tij ia ‘gllabëruan’ të gjitha përfitimet financiare. Tani Dario Silva ushtron profesionin e kamarierit në Malaga, qytet në të cilin ai ka jetuar pasi ka qenë pjesë e skuadrës së Malagës.

sfidanti.al