Real Madrid ‘i mbytur’ nga paratë; klubi me markën më të cmuar në futboll

Reali i Madridit ka markën më të kushtueshme në botën e futbollit. Kjo është ajo që rezulton nga raporti i fundit i Brand Finance sipas të cilit rezulton se brandi i Realit të Madridit kap vlerën e 1.664 miliardë Eurove. Në këtë aspekt ‘Los Blancos’ kalojnë skuadrën e Mancester Junajtid, vlera e markës të së cilit është 1.472 miliardë Euro, ndërsa podiumi plotësohet nga një tjetër klub i La Ligës, Barcelona me 1.393 miliardë Euro.

Klasifikimi i klubeve me brandin më të cmuar në botën e futbollit vijon me Bajernin e Mynihut me 1.314 miliardë Euro në vendin e katërt i ndjekur nga mancester Siti me 1.255 miliarsë dhe Liverpuli me 1.191 miliardë Euro. janë këto 6 superklube që përfaqësojnë 40% të vlerës së përgjithshme të markave më të shtrenjta në botë.

Të bën përshtypje se klubet më të mira të Serisë A janë jashtë dhjetëshes së përpiluar nga ky raport që plotësohet nga Celsi, Paris Sën Zhermen, Arsenali dhe Totenhemi.

sfidanti.al