Dikur nuk ua njihnin, madje kjo vazhdoi deri tani së fundmi. Dy nga skuadrat e njohura të Spanjës, Levante dhe Deportivo kishin kohë që kërkonin atë që e cilësonin të drejtën e tyre, pra që të merrnin nga një kupë, që nuk ia quanin të tyre. Më në fund, Federata Spanjolle e Futbollit mori vendimin
Barcelona fiton, por “nuk shëndoshet gjeli se ha për Bajram”!
Kjo ka qenë batuta e trajnerit të njohur shqiptar, Farruk Sejdini, në kohët kur Dinamoja e tij ishte në krizë dhe arrinte ndonjë fitore. Kjo shprehje i përshtatet shumë mirë Barcelonës, të mbetur jetime pa Lionel Mesin, që arriti më në fund një sukses në La Liga. Shifrat ishin 3-0 ndaj Levantes në “Kamp Nou”
Përse Barcelona bëri sërish “vetëvrasje” në La Liga?!
Kjo është pyetja e mediave spanjolle pas barazimit 3-3 të katalanasve në fushën e Levantes, që ia heq thuajse përfundimisht shpresat për të fituar titullin kampion. Lionel Mesi me shokë realizuan një pjesë të parë shumë të mirë, duke e fituar 2-0, por pastaj u shuan pas pushimit, ndërsa pikëpyetjet shtohen për yjet kryesorë, për
“Stuhia” e Levantes e largon përfundimisht Realin nga titulli!
Zinedin Zidan ndoshta nuk do të shkarkohet, pasi nuk mund të ndodhë kjo me një trajner që ka fituar 3 Champions e 2 La Liga, por gjithsesi epoka e tij në Madrid duket se po përfundon. Reali i Madridit mesa kuptohet “i lau duart” nga mbrojtja e titullit pas humbjes 1-2 në shtëpi me Levanten,
Mesi siguron fitoren, renditja s’është keq, por Barça nuk shërohet!
“Plagët u shëruan … për momentin”. Kështu titulloi gazeta “Marka” e Madridit menjëherë pas sinjalizimit të gjyqtarit për fitoren e Barcelonës në La Liga ndaj Levantes. U desh një gol i Lionel Mesit në minutën e 75-të për të siguruar tri pikët në një përballje që sërish rezultoi më e vështirë sesa duhej të ishte.
Sa i fortë është ky Real? “Marka” nxjerr Kurtuanë më të mirin në fushë!
Çfarë mund të thuash kur numri 1 i ndeshjes del portieri? E pra nuk mund t’i vësh notën “10” fituesit, qoftë edhe kur rezultati është 2-0 dhe jashtë fushe. Reali i Zinedin Zidanit sërish triumfoi, këtë herë në fushën e Levantes, por sërish nuk bindi madje as dashamirësit e tij. Gazeta “Marka” titulloi se fitorja
Sadiku lë Levanten, por jo Spanjën; disa klube në La Liga interesohen për shqiptarin!
Nje sezon i suksesshëm, por tepër i vështirë në çdo drejtim. Armando Sadiku nuk mund ta vazhdojë karrierën me Levanten, dhe kontrata e tij me klubin e La Ligës u ndërpre me mirëkuptim të dyanshëm. Kjo kontratë ishte e vlefshme deri në qershor të vitit të ardhshëm, por siç bëjnë me dijë mediat spanjolle, Levante
Barcelona nuk ka mesfushë për “krujfizmin” e Kike Setienit!
Formacioni ndaj Levantes ishte ky: Ter Shtegen, Zhordi Alba, Lengle, Pike, Semedo, Buskets, De Jong, Rakitiç, Ansu Fati, Mesi, Grizman! Me Suarezin të dëmtuar dhe Dembelenë ende jo të rikthyer për të luajtur, kjo 11-she e Barcelonës duket se nuk ka të sharë, dhe fotoja për kopertinë ngjan e shkëlqyer. Gjithsesi, në minutat e fundit
Barcelona vijon në Kupën e Mbretit; Levante humbet betejën në RFEF
Barcelona u kualifikua në cerekfinale të Kupës së Mbretit pasi fitoi ndeshjen e kthimit me Levanten 3-0, ndërkohë që sfidën e parë e kishte humbur 2-1. Por kjo përballje pati polemika që u zgjidh në Federatën Spanjolle të Futbollit nga gjykatësja Karmen Perez. Skuadra valenciane denoncoi ditën e premte Barcelonën pasi aktivizoi në ndeshjen e
Vazhdon mllefi për Topin Artë, Mesi shkatërron Levanten!
“Mos e zgjo bishën e plagosur”. Kështu thuhet rëndom, dhe kështu po ndodh me Lionel Mesin, edhe pse argjentinasi në pamje të parë nuk duket aspak si bishë. Gjithsesi, është prej “përbindëshi” ajo që po bën këto ndeshje, duke rreshtuar golat, asistet dhe organizimin e lojës për Barcelonën. Shënoi tri herë në fushën e Levantes,