Kukësi rikthen Emiljano Celën

Futboll Klub Kukësi ka njoftuar akordin me Emiljano Çelën, i cili rikthehet në Kukës pas eksperiencës gjatë sezonit të shkuar. Në staf me Emiljano Çelën, do të jetë edhe Bekim Kuli në rolin e ndihmës trajnerit si edhe Ervis Koci në rolin e trajnerit të portierëve. Prezantimi i Çelës para mediave do të bëhet ditën

Vazhdoni leximin →

Nga Kukësi në Izrael, verilindorët shesin yllin e skuadrës

Spikati sezonin e kaluar me fanellën e Kukësit, duke shënuar 5 gola me skuadrën verilindore në Superiore. Sulmuesi nigerian Mustapha Gbolahan Salami është gati për një aventurë të re në karrierë, pasi është transferuar tek izraelitët e Bnei Yehuda. Kukësi ka ruajtur 20% të kartonit të futbollistit në rast rishitjeje. “Faleminderit Mustapha Gbolahan Salami! Futboll

Vazhdoni leximin →

Kukësi nis të zgjohet në merkato

Kukësi nis të lëvizë në merkato. Verilindorët po mundohen të plotësojnë organikën me lojtarët e fundit që kanë mbetur në qarkullim, duke qenë se pjesa më e madhe e tyre janë të stabilizuar nëpër ekipe të tjera. Kuptohet, që pjesa më e madhe e afrimeve pritet të jenë në moshë të re, por që në

Vazhdoni leximin →

Mbyllet një epokë, Safet Gjici shet Kukësin

Përfundon epoka “Gjici” në klubin e Kukësit. Verilindorët kanë ndërruar pronësi, teksa tashmë të gjitha aksionet janë shitur. Blerësit e klubit verilindor janë dy persona, një shtetas i huaj, nga Letonia dhe një shqiptar, identiteti i të cilëve nuk është zbuluar ende. Marrëveshja për shitjen e aksioneve është arritur këtë të martë dhe tashmë klubi verilindor

Vazhdoni leximin →

Tirana e “përkëdhelur” nga fati dhe…emri

Tirana me 1 mijë halle më në fund shikon pak dritë në fund të tunelit sepse fitorja e Egnatias i dhuroi Europën që për klubin më të titulluar nuk do të thotë prestigj por para mbijetese. Klubi i Refik Halilit sot më shumë se kurrë ka nevojë për “para xhepi” dhe ato do t’i gjejë

Vazhdoni leximin →

Disiplina me “dhurata” për Vllazninë dhe Kukësin

Janë publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së për ngjarjet e ndodhura në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Vllaznia dënohet me gjobë, ndërsa Shtubina pezullohet 2 ndeshje nga aktiviteti. Vendimet e plota: KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 8/1

Vazhdoni leximin →