Kukësi ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Emiljano Çela. Verilindorët njoftojnë se ai do të marrë drejtimin e Besës në Kategorinë e Parë.
NJOFTIMI:
Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshje me Klubin e Futbollit Besa, për kalimin e stafit teknik në skuadrën kavajase. FK Kukësi falënderon trajnerin Emiljano Çela dhe ndihmës trajnerin Bekim Kuli për kontributin e dhënë te skuadra jonë. FK Kukësi njofton se ditën e nesërme do të bëhet prezantimi i stafit të ri teknik.
sfidanti.al