Me objektivin e vetëm, rikthimin në Superiore, Kukësi ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Verilindorët kanë ulur në pankinë teknikun e njohur, Sadat Pajaziti. Pajaziti do të drejtojë këtë ekip, për të paktën dy sezone.
Postimi i plotë i Kukësit:
Sedat Pajaziti është trajneri i ri i FK Kukësit!
Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë se Sedat Pajaziti do të jetë trajneri i ri i skuadrës sonë për dy sezonet e ardhshme! Me një karrierë të pasur në kampionatin shqiptare dhe jo vetëm, e me një qasje profesionale moderne, Pajaziti sjell eksperiencë, disiplinë dhe pasion!
Ai ka drejtuar më parë ekipe të njohura në Shqipëri e Kosovë dhe ka ndërtuar një reputacion si një trajner punëtor, që beson te puna me grupin dhe zhvillimi i lojtarëve.
Objektivi është i qartë: së bashku të rikthejmë Kukësin në krye të futbollit shqiptar!
Mirë se erdhe profesor. Le të fillojë kapitulli i ri!
sfidanti.al