Leo Ballhysa është lojtari më i ri i Kukësit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi Ballhysa ka firmosur një kontratë, të vlefshme për 3 vite.
Postimi:
Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi Leo Ballhysa është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë!
Sulmuesi 21 vjeçar, vjen te Kukësi pas eksperiencave në Superiore, ku ka qenë pjesë e Tiranës, Dinamos dhe së fundmi Laçit.
Ballhysa ka firmosur me klubin tonë një kontratë 3-vjeçare! FK Kukësi i uron Ballhysës mirëseardhje dhe suksese me fanellën e skuadrës sonë!