Për Mario Mitajn ndeshja mes Shqipërisë dhe Kilit ka qenë një provë e vërtetë pasi prej ditësh është mësuar nga mediat italiane për praninë e disa vëzhguesve të Juventusit në “Tardini” të Parmës. Siç është raportuar edhe më parë për drejtorin sportiv të Juves, Kristiano Xhuntoli, mëngjërashi i Shqipërisë është një objektiv real në merkato.

