Juventus-Rabiot, “ajër” lamtumire

Adrien Rabiot nuk do të jetë më një lojtar i Juventusit sezonin e ardhshëm. Me kontratën e francezit që skadoi në 30 Qershor me bardhezinjtë, palët nuk kanë gjetur gjuhën e marrëveshjes për të vijuar bashkëpunimin mes tyre. Në këtë mënyrë mesfushori francez është një lojtar i lirë. Të shumta janë ofertat në drejtim të tij, ku spikasin Milan dhe Manchester United. Të shohim nëse Rabiot do të preferojë të qëndrojë në Serinë A, apo do të preferojë një aventurë të re larg Italisë.

sfidanti.al