Juvenus mendon për Armando Brojën

“Gazzetta dello sport” ka bërë me dije se Juventusi është duke menduar për të afruar Armando Brojën. Mësohet se drejtori sportiv i Juventusit po mendohet për të kontaktuar me Çelsin për të afruar në formë huazimin Brojën pasi për momentin torinezët nuk kanë një lojtar, i cili mund të zëvendësojë Vlahoviç në momentet që serbi nuk do të mund të jetë i gatshëm. Siç dihet zëvendësuesi i Vlahoviç është Milik, por dëmtimi i pësuar nga polaku ka prishur planet e “Zonjës”. Tani Xhuntoli kërkon të huazojë për një vit Brojën, ndërsa Çelsi është i gatshëm që të ulet për të biseduar vetëm nëse lojtari do të largohet definitivisht.

sfidanti.al