Manjola Konini mbyll garën e dytë të saj në Paris 2024 në disiplinën e qitjes me pistoletë në distancën e 25 metrave. Nga kualifikueset e sotme do të kalonin për në finale vetëm tetë qitëse prej 40 konkurentesh. Konini mbylli tre seritë e saj në precizion në vendin e fundit të baterisë së saj duke u renditur kështu e 20-ta me 278 pikë. Sa i përket serive të kryera në shpejtësi qitsja shqiptare arriti që të koleksiononte 291 pikë. Në total Konini grumbulloi 569 pikë, të cilat i lejuan që të mbyllë garën e dytë të saj në Paris 2024 në disiplinën e qitjes me pistoletë në distancën e 25 metrave në vendin e 37-të (në total konkuruan 40 qitëse).
sfidanti.al