Paris 2024, pista një mrekulli më vete

Franca ka investuar shumë për organizimin e “Paris 2024”, por diferenca qëndron pas detajeve jo shifrave. Sipas shtypit të huaj në Paris pista e atletikës e montuar në St.Denis është një vepër e vërtetë arti. Atletët do të vihen në kushte optimale për thyer rekorde pasi materiali dhe teknologjia e përdorur për të tartanin vjollcë është e veçantë. Kompania iataliane, e cila ka prodhuar dhe montuar pistën lejla, merret me këtë detyrë që prej Olimpiadës të zhvilluar në Montreal në 1976. Që prej atij viti janë vendosur plot 303 rekorde botërore. Sipas një specialisti të “BBC” pista e re do të jetë 2% më e shpejtë se ajo e Tokio 2020. Sipas specialistëve materiali është i përpunuar në atë mënyrë që të kthejë shumë prej energjisë të atletëve në momentin kur performojnë.

sfidanti.al