Carlos Alcaraz u shfaq si një ciklon i vërtetë në gjysmëfinalen e tenisit në Lojërat Olimpike Paris 2024, përballë Felix Auger-Aliassime. Spanjolli e mposhti lehtësisht kanadezin në dy sete me shifrat identike 6-1 dhe 6-1 ndërsa gjatë ndeshjes nuk mungoi edhe spektakli nga tenisti nga Murcia. Falë këtij suksesi Alcaraz siguron medaljen e argjendtë, megjithatë duke njohur karakteristikat e 21-vjeçarit, ai do të luftojë për të marrë maksimumin dhe njëkohësisht dhe medaljen e artë. Alcaraz do të përballet në finale me fituesin e çiftit Novak Djokovic-Lorenzo Musetti, ku sigurisht të gjithë presin një duel me serbin si një përsëritje edhe të finales së Wimbledon. Vlen të theksohet se nëse Alcaraz ia del të fitojë në finale, atëherë do të shndërrohej në tenistin më të ri në histori që fiton një medalje të artë.
sfidanti.al