Edmond Dosti: Partizani, një zhgënjim!

Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola përballë Iberia 1999 në “Elbasan Arena”, duke i dhënë lamtumirën Conference League. Në raundin e tretë kaluan gjeorgjianët si pasojë e suksesit 2-0 në takimin e parë. Tifozët kanë shpërthyer në kritika kundrejt skuadrës dhe lojës së vakët, teksa nuk është përmbajtur aspak as Edmond Dosti. Ish-sulmuesi legjendar i “Demave”, i cili “shigjeton” drejtuesit dhe stafin teknik.

Zhgënjim total me këtë skuadër! Po tani kush do ta mbajë përgjegjësinë për disfatën? Presidenti me Drejtorin apo Trajneri me stafin?! Kushdo ta ketë fajin, turp! Zgjidheni mes jush….! Të paktën keni kurajën të dilni dhe t’u thoni tifozëve pse dështuat? Përjetë me Ty Partizan”.

Nënkampionët e Shqipërisë eliminuan maltezët e Marsaxlokk në raundin e parë, por rrugëtimi në Conf. League përfundoi përballë Iberias.

sfidanti.al