Kim i deklaron besnikëri Bayern-it

Kim Min-jae ndihet i lumtur te Bayern Munich. Qendërmbrojtësi nga Koreja e Jugut u transferua gjatë verës së vitit të kaluar nga Napoli te bavarezët për 50 mln euro. Kritikat nuk kanë munguar si pasojë e ndonjë gabimi, por 27-vjeçari është një tip që nuk dorëzohet. Dhe të ardhmen e tij e sheh vetëm te Bayerni.

Kurrë nuk më ka shkuar ndërmend largimi nga Bayerni gjatë merkatos verore. E dua këtë klub. Unë dua të punoj fort, të jap gjithçka dhe të ndihmoj sa më shumë skuadrën në arritjen e sukseseve”.

Fjalë të qarta, që theksojnë se mbrojtësi i fortë aziatik është i përfshirë plotësisht në projektin e rekordmenëve të futbollit gjerman. Sezoni i kaluar, që si rrallë herë u mbyll pa trofe, është lënë pas krahëve. Dhe skuadra është gati të riniset me belgun Kompany në pankinë. Bayerni, që barazoi 1-1 miqësoren e 28 gushtit përballë Duren, skuadër e divizionit të katërt,  rikthehet në fushë të shtunën, kundër Tottenhamit, ish-skuadrës së Harry Kane.

sfidanti.al